Turistët na qajnë hallin: Rrugët në bregdet duhet të jenë më të mira
Në prag të sezionit turistik, duket se disa zona në vendin tonë nuk përmbushin ende kushtet infrastrukturore për të pritur të huajt. Në Ksamil turistët kanë nisur, por ata shprehen të zhgënjyer për infrastrukuren.
Në Ksamil në ditë me diell apo me shi, turistët i sheh gjithandej. Qyteza jugore është nga destinacionet më të frekuentuara ne vendin tonë, e njëkohësisht nga nga më të shtrenjtat.
Por për të shkuar në plazhet e Ksamilit fillimisht duhet kaluar përmes kësaj infrastrukture rrugore. Vetëm pak metër larg detit rrugët janë me gropa të mëdha, baltë e puseta të hapura.
Ksamili e vuan prej vitesh një situatë të tillë ndërsa me ardhjen e verës mungesa e investimeve në rrigë përkeqëson edhe trafikun.
Për turistët e huaj Ksamili është bukur ndaj ja vlen të vish edhe pse rrugët lën për të dëshiruar.
"Nga eksperienca ime e udhëtimeve si Rumania , Bullgaria apo Maqedonia e Veriut, situata këtu me rrugët është e keqe por besoj se në të ardhmen do të jetë më mirë. Për 5 apo 10 vite besoj që do të jetë mirë. Gjithsesi turistët nuk e përdorin shumë makinën. Uroj ëe e gjitha kjo të marri një zgjidhje për njerëzit që jetojnë këtu dhe i përdorin rrugët çdo ditë.
Ne po bënim një shëtitje, rrugët mendoj se mund të ishin më mirë.
Nuk kemi shumë që kemi ardhur, është hera e parë që jemi këtu dhe do të vimë sërish. Rrugët mund të ishin më të mira," thanë ata.
Edhe këtë vit sezoni turistik e gjeti Ksamilin pa rrugë.
