Qytetari gjen foshnjen e braktisur anës rrugës në Golem, e dërgon në spital

Një 22 vjecare është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi braktisi foshnjën vetëm disa javëshe në golem të Kavajës. Fëmija u shpëtua nga një kalimtar i rastësishëm dhe aktualisht gëzon shëndet të plotë.

Një foshnje u shpëtua për mrekulli në Golem të Kavajë pasditen e së shtunës, pasi fëmija vetëm disa muajsh ishte braktisur në një rrugë nga nëna që i dha jetë.

Ishte një kalimtar i rastësishëm që e gjeti të miturin pranë një kontejneri mbetjesh urbane në zonën turistike dhe njoftoi autoritetet për ngjarjen e rëndë.

Foshnja u dërgua me urgjencë në maternitetin e Durrësit, ku bluzat e bardha i dhanë trajtimin e duhur mjekësor dhe aktualisht mësohet se fëmija ndodhet jashte rrezikut për jetën.

Pas dërgimit në spital rasti është referuar në polici ku i pari që është marrë në pytje ka qënë pikërisht qytetari që gjeti të miturin e braktisur.

Efektivet e policisë së Kavajës kanë shkuar në vendin e ngjarjes teksa kanë marrë prova të reja mbi personat që mund ta kene braktisur.

Nga verifikmi ka rezultuar së një kërkim është një vajzë me iniciale Denada Sula më origjinë nga Tirana, por banore në qytetin e Durrësit.

Sipas të dhenave paraprake kjo e re dyshohet të jëtë nënë e foshnjës së braktisur.

Burimet thonë se e reja është nga komuniteti rom ndërsa besohet se braktisja e foshnjës ka si shkak kushtet ekonomike.

Sipas kodit penal braktisja e të mirurëve dënohët me gjobë osë deri në 3 vjet burgim.