Braktisi foshnjen në Golem, identifikohet nëna nga Tirana

Një foshnje e braktisur është gjetur më datë 6 maj në anë të rrugës në Golem të Kavajës.

Foshnja është gjetur nga një qytetar i cili e ka dërguar në spital.

Burime për Ora News bëjnë me dije se është identifikuar nëna e cila e ka braktisur.

Bëhet fjalë për një 23 vjeçare nga Tirana me iniciale D.S.