Tentoi të vriste dy persona duke i përplasur me makinë, shpallet në kërkim 22-vjeçari nga Fieri

Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 22 vjeçar për një ngjarje e cila ishte raportuar fillimisht si aksident. Pavli Dafa tentoj të vrasë dy persona pak ditë më parë, edhe pasi i përplasi me makinë, u vodhi automjetin dhe u arrastis.

Policia e Fierit ka arritur që të zbardhë një ngjarje që ishte raportuar si aksient, por është e denjë për një skenar filmash.

Pavli Dafa 22-vjeç dhe babai i tij u konfliktuan me 3 persona me datën 1 maj në fshatin Sheqishtë të Patosit.

Konflikti ndodhi për motive banale, por Pavli Dafa nuk u mjaftua me kaq.

Pak minuta më vonë, ai mori makinën e tij dhe përplasi qëllimisht dy personat që ishte konfliktuar, të cilët ndodheshin jashtë makinës së tyre në momentin e përplasjes.

Pasi I përplasi dy personat të cilët ndodhen aktialusht në spital, ai inatin e nxori edhe tek makina e tyre, të cilën e goditi me automjetin e vetë.

Më pas Pavli Dafa përplasi edhe një makinë tjetër që ndodhej rasësisht në rrugë.

Pasi makina e tij doli jashtë funksionit ai u rikthye dhe vodhi makinën e njërit prej personave që e kishte përplasur më herët, përkatësisht të shtetasit E.SH.

Makina e vjedhur u gjet e braktisur në Fshatin Visolë të Mallakastrës.

Pavli Dafa 22-vjeç është shpallur në kërkim dhe ai është referuar në prokurori për një sërë veprash penale si penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur në tentativë, "Shkatërrimi i pronës" dhe "Vjedhja".