Arra amerikane në Dibër/ Fermeri sjell produktin e ri, por s'ka treg: S'e njeh njeri
Një fermer në Dibër ka sjellë në vendin tonë arrën amerikane. Ai është një produkt me vlera të larta ushqyese, ndërsa Tofik rexhepi se ajo shitet shtrenjtë dhe ka shumë pak shpenzime për ta kultivuar.
Kjo është arra amerikane.
Është sjellë në Dibër nga Tofik rexhepi, një fermer nga fshati Hotesh i Dibrës.
Ky produkt është një risi në vendin tonë, dhe kultivohet me pak shpenzime.
Por siç tregon Rexhepi, ky produkt ende nuk po gjen treg në vendin tonë, kjo edhe për arsye të ekonomisë vendase.
"Është shumë e bukur, krimbi nuk i hyn e asgjë. Prodhohet me pak lekë, me pak shpenzime por populli nuk e di se ka hyrë pak në treg," tha ai.
Në dorë mban fitimet e një dite, që janë minimale.
"Këtu kanë ikur dhe njerëzit, nuk ka shitje. Mall ka boll por shitje ska," tha ai.
Tofik Rexhepi bën thirrje që edhe fererët e tjerë të nisin të kultivojnë këtë lloj të arrës si për vlerat e saj ushqyere si për shpenzimet e pakta në kultivim.