Funerali i ultrasit të Colo Colo ngre në këmbë policinë e Kilit (VIDEO)

Histori të tilla mund të regjistrohen vetëm në Amerikën Latine ku miksimi i kulturës së tifozëve ultras me futbollin ka rezultuar shpeshherë fatal.

Në Kili, ultrasit e skuadrës Colo Colo, kanë shoqëruar me shumë zhurmë dhe bujë për në banesën e fundit një nga liderët e fraksionit më ekstrem të skuadrës kiliane. Funerali i Carlos Díaz, i njohur si "El Guatón Carlos" është monitoruar rreptësisht nga policia për shkak të personave pjesëmarrës në të, të cilët janë edhe disa nga njerëzit më të rrezikshëm të Kilit.

Funerali i ultrasit të Colo Colo ngre në këmbë policinë

Arkivoli me trupin e ultrasit të pajetë bëri xhiron e stadiumit “Monumental” ndërsa në ajër u gjuajt me armë zjarri. Në aksion për monitorimin e ngjarjes ishin 15 makina policie e madje edhe një helikopter.

Carlos Díaz u gjet i ekzekutuar me dy plumba pistolete pak ditë më parë në qytetin Lo Espejo.