Georgina Rodriguez flet për zërat e një krize të mundshme me Cristiano Ronaldo-n

Po përflitet prej shumë javësh që në shtëpinë Ronaldo kanë nisur ngricat. Cristiano dhe Georgina mund të jenë në një moment jo shumë pozitiv që pas transferimit të sulmuesit në Arabinë Saudite.

Largimi i tij nga familja në Portugali dhe vesi i Rodriguez për të shpenzuar kohën më të madhe në qëndra tregtare, mendohet se kanë shtyrë sulmuesin të distancohet nga e fejuara me të cilën ka edhe dy fëmijë.

Gjithsesi, Georgina mendon të reagoje personalisht duke lënë të kuptohet se nuk i kanë pëlqyer aspak këti zëra. Në një “story” të publikuar në Instagram, ajo citon këngën e Romeo Santos dhe shkruan;

“Ziliqari shpik zërin, thashethemet i përhap dhe idioti i beson”.