Dani Alves mund t’i shpëtojë burgut, avokatët kanë një zgjidhje

I burgosur që në 20 janar për përdhunimin e një 23-vjeçareje, Dani Alves mund të dalë nga burgu pasi detaje të reja dalin në sipërfaqe edhe pse aktuaisht drejtësia spanjolle e ka mbërthyer pas hekurave.
Mbrojtësi brazilian i Barcelonës, i cili dyshohet se e ka dhunuar vajzën në datën 31 dhjetor në një pub të Barcelonës në zonën Sutton, duket se ka marrë lajme pozitive nga stafi i avokatëve.
Ata këmbëngulin se marrëdhënia ka qenë konsensuale nga të dyja palët dhe kërkojnë që të analizohet çdo detaj në kemarat që kanë regjistruar atë ditë në lokal.
Bëhet fjalë për rreth 27 orë materiale të regjistruara nga 7 kamera që sipas tyre, e nxjerrin të pafajshëm ish-mbrojtësin. Tashmë ngelet për t’u parë nëse gjykata do të kërkojë analizimin e pamjeve që mund ta nxjerrin përfundimisht brazilianin nga telashet.
