Pelé regjistrohet në fjalor si fjalë, ja çfarë kuptimi ka

Pelé regjistrohet në fjalor si fjalë, ja çfarë
Pasi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare në 29 dhjetor, Pelé përjetësohet në fjalor si fjalë për përdorim të përditshëm. Emri i gjeniut të futbolit brazilian tashmë është pjesë e fjalorit portugez Michaelis dhe është një fjalë që tregon gjenialitet të rrallë.

“Diçka jashtë të zakonshmes bazuar në cilësitë apo vlerën e madhe që nuk mund të krahasohet me asgjë dhe asnjë, njëlloj si Pelé, emri i Edson Arantes do Nascimento (1940-2022), i konsideruar si atleti më i madh i të gjitha kohërave, i pakarahasueshëm dhe unikal”, shkruhet në fjalor.

Në Michaelis mund të gjenden edhe shembuj të tjerë se si mund të përdoret fjala Pele. “Ai është pele i basketit, i tenisit, i artit apo mjekësisë”, theksohet gjithashtu.