Caktohet finalja e Kupës së Italisë, Inter mëson kundërshtarin e 24 majit në Romë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 22:57

Fiorentina kalon gjysmëfinalen e Kupës së Italisë kundër Cremoneses duke u bazuar te fitorja 2-0 e ndeshjes së parë.
Në Toskanë nuk pasi pothuajse asnjë emocion pasi ndeshja në “Artemio Franchi” u mbyll në barazim pa gola dhe ekipi i drejtuar nga trajneri Italiani gjen një finale të merituar duke premtuar betejë deri në fund me Interin.
Në finalen e 25 majit, Fiorentina do të kërkojë trofeun e shtatë të Kupës së Italisë ndërsa Interi të dytin rresht.
