Çmenduri në Euroleague, sherr masiv i paprecedentë në R. Madrid-Partizan Beograd, të gjithë me të kuq (VIDEO)

Çfarë çmendurie në ndeshjen play-off për finalen katërshe. Dueli i dytë mes Real Madrid dhe Partizanit të Beogradit ku serbët ishin 15 pikë në avantazh 2 minuta nga fundi, u mbyll me një sherr masiv.

Gjithçka nisi nga përplasja Lull-Punter por në përleshje u përfshinë lojtarët e të dyja skuadrave edhe nga pankinat.

Në fund, gjyqtarët vendosën të ndërpresin ndeshjen pasi i përjashtuan pothuajse të gjithë lojtarët dhe askush nuk mund të mbyllte takimin ndërsa i dëmtuari i madh është Dante Exum që pësoi një dëmtim të rëndë në kavilje.

Këto janë pamjet e çmendurisë së Madridit;