“Jeni m…”, Allegri humbet klasin dhe sulmon Interin në mënyrë vulgare

“Jeni m…”, Allegri humbet klasin dhe sulmon Interin në
Massimiliano Allegri njihet për klasin e tij në futbollin italian por shpesh herë ai nuk arrin ta kontrollojë veten dhe tashmë po kthehet në një njeri vulgar.

Pasi i kujtoi Napolit se po fitojnë vetëm titullin e tretë, Allegri e bën sërish dhe këtë herë më Interin në përfundim të ndeshjes së Kupës ku u eleminua.

Duke hyrë në dhomën e zhveshjes, ai u përball me drejtuesin e Interit, Dario Baccin, me të cilin pati fërkime edhe në ndeshjen e parë. Dëshmitarët thonë se Allegri e humbi kontrollin madje reagimi i tij u dëgjua disa metra larg.

Ai adresoi fjalë fyese edhe në adresë të Beppe Marotta-s me të cilin ka punuar te Juve për shumë kohë. “Jeni një m… por në fund të fundit do të arrini të gjashtët në kampionat”.

Më tej ai ka folur me skuadrën duke i kërkuar që të bëjnë maksimumin për të mos e lejuar Interin të kualifikohet në Champions League gjatë këtij sezoni.