Në Irlandën e Veriut shkruhet historia, skuadra modeste ngjitet në Kategorinë e Parë
Në Irlandën e Veriut është regjitruar një arritje e pabesueshme sportive. Skuadra e Loughgall ka arritur të ngjitet në NIFL Premiership, kategoria maksimale e futbollit irlandezo-verior.
Nuk ka asgjë të pazakontë në këtë detaj sikur të mos llogaritej fakti që kjo skuadër përfaqëson një fshat me vetëm 282 banorë. Ky është një rekord absolut në të gjithë kamionatet e kontinentit europian pasi asnjë skuadër e divizioneve maksimale nuk përfaqëson një numër kaq të vogël banorësh.
“Lakeview Park” është stadiumi i shtëpisë me kapacitet 3 mijë vende, një e dhënë deri diku e pakuptueshme dhe ndoshta ironike por me shumë mundësi, në ndeshjet si pritës, pothuajse përherë Loughgall luan si në transfertë. Klubi është themeluar në vitin 1967 ndërsa në të bëjnë pjesë edhe një prtier gjerman dhe një mesfushor brazilian.
