“Juventusi shkatërroi gjithë futbollin italian”

Tabloidi britanik “The Guardian” ka publikuar një shkrim ku sulmon ashpër ish-presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli duke analizuar shkaqet që çuan në problematikat që lidhen me hetimet e çështjes “Prisma”.

Sipas tabloidit, pas skandaleve të njëpasnjëshme, klubi bardhezi është bërë simbol i rrënimit të futbollit italian. “Familja Agnelli është një familje mbretërore në brendësi të një republike ku emri i kësaj familjeje evokon misticitet dhe tragjedi”, shkruan më tej tabloidi duke theksuar se Italia është e ndarë mes dy grupeve, njëri që beson se Juventusi është një mashtrim dhe tjetri që mendon se ky klub është viktimë e gjyqtarëve dhe sistemit gjyqësor.

“Blerja e Ronaldos pati pasoja katastrofike për financat dhe arkën e Juventusit që u rënduan edhe pas krizës së pandemisë që klubi kërkoi ta mbulonte me lëvizjen e plusvalencave të kryqëzuara. Ky sistem funksionon sepse vlerat e lojtarëve në treg sot mund të jenë fiktive.

Nëse dy klube vendosin të blejnë apo shesin lojtarë për 1 milionë edhe pse vlera është 10, atëherë të dyja klubet fitojnë nga 9 milionë euro plusvalenca. Një sistem i diskutueshëm por jo ilegal sepse nuk është e paligjshme të thuash se vlera e një lojtari mund të rritet në të ardhmen. Nëse do të ishte realizuar projekti i Superligës, atëherë Juventusi do të kishte injektuar para që do ta kishin shpëtuar”, shkruan gazeta “The Guardian”  që citon me tej një ish-punonjës, sipas të cilit, Andrea Agnelli mendon se është një vizionar por në të vërtetë është një sociopat.