Tottenham rimburson tifozët për humbjen “horror” të Newcastle
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Prill 2023, 15:25
5 gola të pësuar në 21 minutat e para e tronditën jo pak Tottenham-in në transfertën e Newcastle ku londinezët u mundën 6-1, kanë detyruar drejtuesit e klubit të marrin një vendim të paprecedentë.
Ata kanë vendosur të rimbursojnë biletat e të gjithë tifozëve të pranishëm në “St. James Park”. Shumë prej tyre u larguan nga stadiumi në fund të pjesës së parë.
Presidenti Daniel Levy ka deklaruar se paraqitja e skuadrës në Newcastle është e papranueshme dhe shumë e sikletshme për t’u parë. Këtë sezon me shumë gjasa Tottenham humbet mundësinë për të luajtur në UEFA Champions League ndërsa momentalisht ekipi ndodhet në zonën Europa League.
