Drejtoi derbin e “zjarrtë” të Greqisë, arbitri italian goditet në organet gjenitale

Drejtoi derbin e “zjarrtë” të Greqisë, arbitri
Pasi drejtoi derbin e Italisë, Juventus-Inter për llogari të Kupës, italiani Davide Massa u kontaktua për të bërë njeriun neutral edhe në një nga ndeshjet më të zjarrta të Greqisë, derbin mes Olympiacos dhe AEK.

Pavarësisht faktit se Massa është një nga arbitrat më cilësorë të Italisë dhe u thirr nga federata greke për të qetësuar gjakrat në një nga duelet më të luftuara, kontestimet ndaj tij ishin të shumta.

Në minutën e 82 kur rezultati ishte fiksuar në shifrat 1-1 ai vërshëlleu një penallti për miqtë duke nxitur në këtë mënyrë zemërimin e tifozëve në stadiumin “Karaiskaqis”. Në fund të ndeshjes, ai u detyrua të vraponte për në tunel ndërsa dikush e goditi në gjenitale. Policia nuk ka arritur ende të zbulojë njeriun që sulmoi “xhaketën e zezë”.