“Qeros m… do të të ha zemrën”, kështu e kërcënoi zëvendësi i Allegrit trajnerin e Napolit

“Qeros m… do të të ha zemrën”, kështu e
Ndeshja Juventus-Napoli nuk ka kaluar dhe aq e qetë sepse shumë detaje nuk dolën menjëherë në media por drejtuesit e stolit bardhezi nuk e pritën aspak mirë golin e minutave shtesë në “Juventus Stadium”.

Ndihmësi i trajnerit të bardhezinjve, Marco Landucci u dënua me 5 mijë euro gjobë dhe 1 ndeshje skualifikim pasi në tunelin e stadiumit i është drejtuar trajnerit rival me tonë ofensive dhe kërcënuese.

“Qeros m… do të të ha zemrën” i tha ai teknikut Luciano Spalleti ndërsa ngjarja është regjistruar nga delegati i ndeshjes që e ka referuar në federatë. Ndërkohë, në fund të ndeshjes edhe Massimiliano Allegri iu drejtua me fraza ironike pankinës së Napolit, duke u kujtuar se janë thjesht te festa për titullin e tretë.