E urrente...Paulo Dybala bën rrëfimin në lidhje me Cristiano Ronaldon

E urrente...Paulo Dybala bën rrëfimin në lidhje me Cristiano
Sulmuesi i Romës, Paulo Dybala nuk ka pasur ndonjë simpati të veçantë për Cristiano Ronaldon, madje ndjenjat e tij për luzitanin arrinin deri në urrejtje por jo kur të dy ishin pjesë e Juventusit.

Në një intervistë dhënë për kanalin me pagesë DAZN, numri 10 i skuadrës së Jose Mourinhos ndalet te marrëdhëia që ka pasur me numrin 7 të skuadrës bardhezi, përpara transferimit të tij në Torino por edhe në kohën kur të dy ishin pjesë e skuadrës torineze.

“Me Cristiano-n ishin tre vite të bukura sepse skuadra ishte e fortë dhe ai na jepte diçka më shumë. Në Argjentinë, rivaliteti mes Ronaldos dhe Messi-t konsiderohet si një çështje shumë e rëndësishme. Unë që fëmijë sigurisht që kam qenë në anën e Messit. Një herë, disa kohë përpara se ai të transferohej të Juve, rastësisht unë isha ulur në fund të avionit dhe Ronaldo përpara. Në një moment erdhi dhe më foli për futboll dhe shumë gjëra të tjera. Folëm shumë për jetën tonë dhe në një moment unë i thashë se kusr isha fëmijë e urreja. Ai qeshi dhe që prej atij momenti ndërtuam një marrëdhënie shumë të mirë".