Sedloski do Vllazninë në Europë dhe sfidon Egnatian në Kupë (VIDEO)

Trajneri i Vllaznisë, Goce Sedloski kërkon Europën, pak rëndësi ka se nga do të vijë. Në prag të ndeshjes së gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë kundër Egnatias, trajneri maqedonas i skuadrës shkodrane përpiqet të karikojë skuadrën pas një disfate si ajo ndaj Tiranës që mund të lejë shenja.

“Janë dy ndeshje që luhen dhe kjo është vetëm e para. Jemi pak në situatë negative për humbjen ndaj Tiranës. Kjo është gjysmëfinale e Kupës dhe duhet të kemi durim. Duhet të rrisim ritmin dhe të luajmë siç dua unë. Kemi bërë analizën e Tiranës se ku kemi gabuar. Lojtarët që dalin në fushë duhet të japin gjithçka për ndeshje dhe rezultat të mirë e ta kemi të lehtë në transfertë. Pas 3 ditësh kemi kampionatin prandaj këto dy ndeshje duhet t’i luajmë në mënyrën më të mirë.

Qëllimi është të kapim Europën siç kam folur me klubin. E kam thënë që çdo ndeshje është e rëndësishme. Ashtu si duam ne Europën, e do edhe Egnatia dhe ashtu jemi edhe në kampionat e jemi shumë afër. Do të jetë shumë interesante deri në fund. Duhet të mendojmë më vonë për ndeshje e ardhshme”.