Bayern Munchen, bordi mund të shkarkojë Oliver Kahn
Sezoni i Bayern Munchen mund të rezultojë një dështim i vërtetë nëse skuadra bavareze nuk arrin të fitojë as titullin. Këtë fundjavë, ekipi i Thomas Tuchel humbi vendin e parë pas disfatës në Mainz ndërsa pak ditë më parë u eleminua edhe nga Champions League e Kupa e Gjermanisë.

Gjatë muajve të fundit, çështjet në kampin bavarez kanë qenë të shumta por ajo që bëri më shumë bujë ishte shkarkimi i pakuptueshëm i Julian Nagelsmann 9 javë nga fundi i sezonit.
Probleme ka pasur edhe në dhomën e zhveshjes mes sherrin Sane-Mane ku ky i fundit goditi me grusht shokun e skuadrës, ndërsa Manuel Neuer është përplasur me dejtuesit pas gjobës 1 milionëshe për shkak të kritijave ndaj klubit.

Për të evituar që situata të degradojë, bordi drejtues ka vendosur të mblidhet në datën 22 maj për të diskutuar hapat që do të ndiqen pas një periudhe të artë me 10 tituj rresht, 5 kupa dhe 2 Champions League.

Nuk dihet ende fati i drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic dhe administratorit Oliver Kahn, e ardhmja e të cilëve është vënë në dyshim.

Ndërkohë, e tashmja mbetet e zymtë sepse në 5 javët e mbetura skuadra duhet të qëndrojë në lojë për të mos ia bërë më të thjeshtë Borussias së Dortmundit, sot favoritja më e madhe për të fituar titullin pas 11 viteve mungesë.
