Arteta paralajmëron Xhakën dhe djemtë e tjerë: Do ju “vras” nëse luani me frikë
Mikel Arteta do të “vrasë” yjet e Arsenalit nëse do të zbresin me frikë në fushën e “Etihad Stadium” mbrëmjen e sotme për supersfidën e titullit kundër Manchester City. Ky është paralajmërimi që trajneri i Arsenalit u bën djemve të tij, duke u kërkuar të luajnë pa e tërhequr këmbën përballë skuadrës së Guardiola-s.
Aktualisht Arsenal kryeson me 5 pikë më shumë se “Citizens” por këta të fundit numërojnë 2 ndeshje më pak dhe një barazim apo humbje për londinezët do të bënte që ata të mos e kishin më në dorë fatin e tyre.
“Nuk i kam parë lojtarët e mi të jenë të frikësuar nga kjo ndeshje por nëse e tregojnë në fushë këtë gjë, do t’i vras sepse nuk e dëshiroj të jetë kështu. Ajo që kemi bërë deri tani nuk ka mjaftuar edhe pse kemi bërë një rrugëtim fantastik e tanin duhet të fitojmë me çdo kusht”, thekson Arteta.
