Ronaldo nuk funksionon, eleminohet edhe nga Kupa e Arabisë Saudite (VIDEO)

 Ronaldo nuk funksionon, eleminohet edhe nga Kupa e Arabisë Saudite (VIDEO)

200 milionë në vit për...asgjë. Cristiano Ronaldo eleminohet nga Kupa e Arabisë saudite pasi dështoi në Superkupë dhe në kampionat është plot 6 pikë larg Al-Hilal.

Ekipi i Al-Nassr u mund 1-0  në gjysmëfinale nga Al-Wehda, skuadër që lufton për mbijetesën dhe dhe luajti pothuajse të gjithë pjesën e dytë me dhjetë lojtarë.

Cristiano Ronaldo nuk ishte në gjendje të fshihte nervozizmin e tij në fushë. Në mbylljen e pjesës së parë, kur lojtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, portugezi kundërshtoi stafin ndërsa në pjesën e dytë, CR7 u përpoq të tërhiqte skuadrën e tij, por pa arritur të gjente golin. Në mbyllje, ai u nis drejt  dhomës së zhveshjes pa përshëndetur tifozët.