“Tronditi” Realin, njihuni me Taty Castellanos, sulmuesin që po luan sezonin e parë në La Liga

Girona shkaktoi befasinë ndaj Real Madrid në La Liga sonte, teksa fitoi 4-2. Padyshim, një prej futbollistëve, i cili ra në sy me përformancën e tij ishte sulmuesi i skuadrës vendase, Taty Castellanos. Por, kush është Castellanos?

24-vjeçari është me origjinë nga Argjentina dhe  po luan sezonin e parë në elitën e kampionatit spanjoll, më saktësisht në Estadio Municipal de Montilivi.

Castellanos ka luajtur për gjashtë edicione në MLS amerikane, duke mbajtur veshur fanellën e një skuadre si New York City. CV e tij nuk është shumë e pasur, në 2018 zhvilloi 19 ndeshje me Montevideo City në Uruguaji. Viti më i mirë i tij futbollistik është ai i 2021-shit. Plot 35 ndeshje dhe 22 gola të realizuar.