Torino shtang Lazion në “Olimpico”, vendos goli i Ilic (VIDEO)

Torino ka arritur një fitore të papritur 1-0 “Olimpico” ndaj skuadrës më në formë të momentit, Lazios. Skuadra e Juric shënoi në fundin e pjesës së parë me anë të Ilic.

Lazio u përpoq në të gjitha minutat e pjesës së dytë, por asgjë nuk ndryshoi dhe Torino mori 3 pikë të vlefshme.

Me këtë disfatë, Lazio rrezikon të zbresë në vendin e tretë nëse Juventusi fiton nesër ndaj Napolit kryesues. Torino me këtë fitore pozicionohet në mesin e tabelës me 42 pikë.