VIDEO/ Real Madrid presion Barcelonës, afrohet në -8 me skuadrën katalane

La Liga jep një sinjal të vogël shprese se gara për titull mund të rihapet.

Real Madrid shfrytëzon momentin pozitiv duke shtuar një tjetër fitore në koleksionin e këtij sezoni.

Skuadra e Carlo Ancelotti-t kaloi pastër Celta Vigo-n 2-0 me gola të Asensios dhe Militaos duke u ngjitur në kuotën 65 me 8 pik më pak se Barça që pret nesër Atletico Madrid.