Europa League, Sevilla trondit Man. United, “peshkon” Juven në gjysmëfinale (VIDEO)

Mabrëmje emocionesh në Europa League ku Manchester United ka marrë një leksion futbolli në Andaluzi ku rekordmenët e këtij kompeticioni, Sevilla, i shkatërroi me rezultatin 3-0.
Ndeshja më e dobët e skuadrës së Ten Hag këtë sezon duke i dhënë lamtumirën kompeticionit që trajneri holandez e kishte vendosur në listën e prioriteteve. Në gjysmëfinale, Sevilla gjen Juventusin që siguron një tjetër sukses këtë të enjte pas heqjes së 15 pikëve pezullim.
Skuadra e Allegrit barazoi 1-1 në Lisbonë kundër Sportingut dhe kombinuar me fitoren minimale të Torinos, siguron kalimin për më tej. Një sfidë shumë e ekujlibruar me ekipin spanjoll por Juventus dëshiron me çdo kisht finalen e një kupe që nuk e ka fituar asnjëherë.
Bayer Leverkusen këtë herë nuk zhgënjeu ndak Union St. Galloise duke fituar 4-1 në Bruksel duke siguruar gjithashtu gjysmëfinalen e këtij sezoni. Merr fund rrugëtimi i skuadrës surprizë Nga Brukseli që nuk arriti t’u bënte ballë “aspirinave”.
Në krahun tjetër, Roma bëri një mrekulli në “Olimpico” ku dy minuta nga fundi ishte e eleminuar me baraziminn 1-1 por Dybala e çoi ndeshjen në shtesë dhe në 30 minutat e fundit shënoi edhe të tretin e të katërtin duke sfiduar në gjysmëfinale Bayer Leverkusen.
Në Conference League, biletën për në fazën tjetër e prenë West Ham, Fiorentina dhe AZ Alkmaar.
