Kaos dhe tmerr në derbin e Kolumbisë, 89 të plagosur (VIDEO)

Një ndeshje që rrezikoi të kthehej në një katastrofë në jetë njerëzish,. 89 persona mbetën të plagosur në ndeshjen derbi Atletico National-America De Cali.
Terribles incidentes se vivieron entre aficionados de la tribuna Sur del estadio Atanasio Girardot y el Esmad, previo al juego entre Atlético Nacional vs. América de Cali. Al final, el compromiso se suspendió y se jugará a puerta cerrada este lunes 17 de abril a las 10:00 a. m. pic.twitter.com/l0EHXqDkDD
— Más+Deportes???????? (@webmasdeportes) April 16, 2023
Gjithçka nisi në pjesën jugore të stadiumit “Atanasio Girardot” ndërsa pasi mijëra tifozë mësynë në fushën e lojës, ndeshja u anulua. Sipas mediave kolumbiane, të plagosurit janë nga radhët e tifozëve por edhe forca të sigurisë e policë që ndërhynë për të qetësuar situatën.
Atletico National-America De Cali është një nga ndeshjet më të zjarrta të Kolumbisë ku futbolli konsiderohet më shumë se një fe. Ndeshja e vlefshme për javën e 14-të, ishte një betejë direkte për vendin e tretë të klasifikimit.
#Medellín | Desmanes en el Atanasio Girardot: Protestas de Los del Sur fueron intervenidas por el ESMAD. Le contamos → https://t.co/HPsO0gvBBe pic.twitter.com/BXg4NdeoOK
— El Colombiano (@elcolombiano) April 16, 2023
