Gabon penallti por Milan shënon i pari në fushën e Napolit (VIDEO)

Napoli-Milan 0-1 pasi në minutën e 42 Oliver Giroud shënoi një gol që lindi tërësisht nga këmbët e Rafael Leaos.

Pasi përshkoi pothuajse gjithë fushën, sulmuesi portugez dhuroi një asist për francezin që nuk e pati aspak të vështirë për të kaluar Milanin në avantazh.

Pak minuta më parë, Giroud kishte gabuar edhe një 11-metërsh.