Finalja e Superligës së Basketbollit, mbyllet dueli i parë Besëlidhja-Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Prill 2023, 20:32
Përfundon në shifrat 93-77 sfida e parë e finales së madhe të sezonit në Superligën e Basketbollit.
Besëlidhja e Lezhës për herë të parë në një finale, e priti Tiranën në pallatin e sportit "Asllan Rusi" në një duel shumë të fortë ku të dyja skuadrat treguan cilësi dhe vuajtën presionin duke e mbyllur pjesën e parë 49-37.
Nisën me një tjetër ritëm në pjesën e dytë të besuarit e trajnerit Erkand Karaj por gjithsesi me kalimin e minutave nga +3 skuadra lezhjane e thelloi deri në 21 pikë duke drejtuar e qetë deri në fund këtë finale të parë. Sfida e dytë do të luhet në pallatin e sportit "Feti Borova" pas tre ditësh.

