UEFA mund të bëjë sërish një ndryshim dhe sërish “viktimë” mund të jetë qyteti i Stambollit
Pasi anuloi finalen e vitit 2020 në qytetin turk për shkak të pandemisë, këtë herë është siguria që shqetëson organin më të lartë të futbollit europian që po vlerëson seriozisht mundësinë e zhvendosjes së ndeshjes finale të kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve në një stadium tjetër larg Turqisë.
Shqetësimet në rritje në lidhje me çështjet e sigurisë për shkak të zgjedhjeve presidenciale që mund të ndryshojnë edhe kursin politik të vendit. Gjithsesi, për momentin kjo është vetëm një hipotezë pasi “Stadiumi Ataturk” mbetet në lojë.
Në 3 sezonet e fundit, finalja ka ndryshuar stadium 2 herë, pasi përveç anulimit të Stambollit për shkak të pandemisë, sezonin e shkuar, ishte menduar të luhej në Moskë por lufta mes Ukrainës dhe Rusisë, bëri që UEFA ta zhvendoste në Paris.
