Bashkë për Pashkë, besimtarët katolikë festojnë ditën e Ringjalljes së Krishtit
Besimtarët katolik kanë festuar këtë të dielë pashken, ditën e ringjalljes së krishtit. Arqipeshvi i dioqezës Tiranë Durrës omzot, Arjan Dodaj, përcolli mesazhe paqe ndërsa vlersoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri.
Besimtarët katolikë sot u bënë bashkë në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të festuar Pashkën.
Mesha e së dielës, e cila u mbajt nga imzot Arjan Dodaj, nisi në orën 10:00 ku të pranishmit u lutën për më shumë paqe shëndet dhe mbarësi.
Në përfundim të saj, besimtarët përcollën urimet.
Ata që e festojnë këtë ditë të shënjuar prej vitesh, nuk mbajnë dot lotët e emocioneve.
"Sot jam sëmurë dhe nuk u futa dot brenda. Kam aq gënim e emocion sa nuk e përshkruaj dot," tha një besimtare.
Me bukën e bekuar familjet do të behen bashkëpër drekën e Pashkës.
"Festojmë e gjithë familja sëbashku.
Është një festë që na jep më shumë shpresë, forcë për të kaluar çdo vështirësi," thanë ata.
Në orarin që i ishte dekuar vizitave, në katedralen e Shën Palit, ishin krerët e besimeve fetare, dhe përfaqësues nga politika.
Përpara tyre, Arqipeshkvi i Dioqezës, Tiranë Durrës imzot Arjan Dodaj vlerësoi bashkëjetesën fetare në Shqipëri, ndërsa kërkoi që institucionet e tyre të degjohen më shumë.
"Kemi nevojë që forcat politike, institucionet publike dhe të gjithë protagonistët mediatiklë të jetës sociale në Shqipëri të zbulojnë që shqiptarinë e kemi bashkë. Kjo kauzë është më e madhe për gjërat që nuk kemi bashkë. Ju ftoj të gjithëve të bashkëpunojmë për tju dhënë më shumë zë institucioneve fetare në vendin tonë," tha ai.
Lutja për paqe ishte kryesorja ne mesazhin e imzot Dodajt në ditën e ringjalljes së krishtit.
