Mbappe kundërshton fushatën e abonimeve, i përgjigjet ashpër PSG-së

Kylian Mbappe del kundër PSG për një arsye shumë të qartë, klubi ka shfrytëzuar imazhin e sulmuesit për një fushatë publicitare pa marrë lejen e tij. Në një postim të shkurtër por shumë të qartë në rrjetet sociale, sulmuesi francez shkruan:

“Sapo pashë fushatën e abonimeve të klubit për sezonin 2023-2024. Në asnjë moment nuk isha informuar për objektivin nga bashkëfolësi. Ajo dukej si një intervistë e thjeshtë gjatë një dite marketingu në klub, nuk jam aspak dakord me këtë video të publikuar. Kjo është arsyeja pse unë luftoj për të drejtat individuale mbi përdorimin e imazhit. PSG është një klub i madh dhe një familje e madhe, por në asnjë mënyrë nuk është Kylian Saint-Germain”.

Me këtë postim, Mbappe kërkon të tregojë se nuk mund të përdoret vetëm ai si imazh kryesor dhe të lihen mënjanë të gjithë lojtarët e tjerë e për më tepër kjo të bëhet pa dijeninë e tij.

Mbappe kundërshton fushatën e abonimeve, i përgjigjet ashpër