VIDEO/ Ancelotti çmend madrilenët. Ky është fjalimi pas El Clasico-s që po bën xhiron e botës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Prill 2023, 16:33
Fjalimi i Carlo Ancelottit në dhomën e zhveshjes pas fitores historike 4-0 në “Camp Nou”, po bën xhiron e botës. Trajneri përgëzon lojtarët dhe në fjalën e tij duket qartë se pse lojtarët e adhurojnë. Askush në kampin madrilen nuk arrin të thotë diçka të keqe kundër teknikut italian që ka fituar zemrat e të gjithëve.
“Së pari, dua t’ju përgëzoj. Është krenari të shohësh një lojë si kjo. Të ulesh në stol dhe të shikosh një ndeshje si kjo është një krenari për mua dhe për të gjithë ne që punojmë me ju. Ju thashë një gënjeshtër, nuk ishte një finale, ishte një gjysmëfinale, ne duhet të luajmë finalen. Ej, nëser e keni ditë pushimi”, u shpreh italiani.
Shikoni videon e plotë;
