Darwin Nunez në krahët e ish të fejuarës së ish-mbrojtësit të Barcelonës (FOTO)

Ish e fejuara e mbrojtësit të Barcelonës, Aleix Vidal, Lorena Manas po kalon një periudhë të artë në krahët e sulmuesit të Liverpool, Darwin Nunez.

Pasi u nda nga Vidal ajo nxitoi për të gjetur një futbollist tjetër dhe lidhja e tyre po ecën në drejtimin e duhur. Edhe pse nuk kanë vendosur kurorë ata janë prindër të një fëmije ndërsa Nunez dhe Manas po jetojnë aktualisht në Angli.

Gjithsesi, duket se lidhja me Manas nuk po e ndihmon Nunez të zhbllokohet përfundimisht në aventurën e tij me Liverpool ku u transferua në fillim të këtij sezoni për rreth 100 milionë euro por nuk ka arritur të bindë ende duke zhgënjyer pritshmëritë që trajneri Jurgen Klopp ka pasur për të.