Chelsea zyrtarizon Lampard në stol deri në fund të sezonit

Frank Lampard merr drejtimin e Chelseat deri në fund të sezonit ku më pas presidenti Todd Boehly do të vendosë nëse do të nënshkruajë një kontratë afatgjatë me legjendën e klubit blu.

Lampard i cili u shkarkua në janarin e vitit 2021 pikërisht nga drejtimi i skuadrës, rikthehet në një situatë delikate me skuadrën që momentalisht renditet në vendin e 11 të Premier League dhe nuk ka asnjë shans për të prekur zonën Champions nëpërmjet kampionatit.

44-vjeçari ishte i pranishëm në ndeshjen e së martës Chelsea-Liverpool të mbyllur 0-0 dhe do të zëvendësojë Graham Potter, i cili u largua nga detyra pas 7 muajve punë.

“Ishte një vendim shumë i lehtë për mua sepse ky është klubi im. Unë jam një njeri shumë praktik”, deklaroi Lampard në ditën e prezantimit.