Milan, presidenti më i suksesshëm i historisë, Silvio Berlusconi, vuan nga leuçemia

Silvio Berlusconi, vuan nga leuçemia dhe gjendja e tij është serioze pasi kjo sëmundje i ka shkaktuar komplikacione të rënda në shëndet. Ish-presidenti i Milanit u shtrua ditën e djeshme në spitalin “San Rafaelle” të Milanos.

Në fund të muajit mars, ai është diagonostikuar me leuçemi dhe të gjitha problemet që ka pasur gjatë kohëve të fundit, lidhen me këtë sëmundje.

86-vjeçari mësoi për sëmundjen e rëndë në muajin mars dhe që prej pakditësh ka nisur kurimin por do të jetë shumë e vështirë që gjendja e tij shëndetësore të përmirësohet dukshëm. Silvio Berlusconi është presidenti më jetëgjatë i Milanit.

Pasi e shpëtoi nga falimentimi në vitin 1986, ai e bëri edhe klubin më të suksesshëm të Italisë dhe jo vetëm. Numëron 29 trofe me kuqezinjtë në 31 vite.