Igli Tare nën hetim nga prokuroria, Lazio dyshohet për manipulim të plusvalencave

Pasditen e së mërkurës, prokurorët kanë mësyrë në zyrat qëndrore të Lazios dhe Romës pasi dy klubet dyshohet se kanë manipuluar të dhënat në lidhje me plusvalencat.

Sipas mediave italiane, në qëndër të hetimeve është edhe ish-sulmuesi shqiptarm aktualisht drejtor sportiv i Lazios, Igli Tare. Hetimet janë përqëndruar te fushatat e merkatos së sezoneve 2017/18 deri në 2020/21.

Bashkë me Taren, të hetuar janë edhe presidenti Claudio Lotito dhe 5 persona të tjerë ndërsa në lidhje me Romën situata duket më serioze.

Presidenti dhe zv.presidenti aktual Dan e Ryan Friedkin dhe ish-presidenti James Palotta bashkë me 9 të tjerë janë vënë në lupën e prokurorisë për disa lëvizje të dyshimta të merkatos.