Real Madrid shkatërron Barcelonën, tërmet në Katalonjë (VIDEO)

Një humbje të tillë Barcelona nuk e regjistronte prej shumë vitesh nga Real Madrid por skuadra kampione e Spanjës i jep një leksion ekipit të Xavit.
“Los Blancos” fitojnë 4-0 në “Camp Nou” duke zhvlerësuar humbjen e 2 marsit 1-0 dhe duke siguruar kështu kalimin për në finalen e madhe të Kupës së Mbretit që do ta luajnë në 6 maj në stadiumin “La Cartuja” të Sevilla-s.
Ndeshje që në pjesën e dytë ndryshoi tërësisht fytyrë nga 45 minutat e para ku Barcelona dominoi por Reali shënoi me kundërsulmin e finalizuar nga Vinicius.
Pas daljes së skuadrave nga dhomat e zhveshjes, Barcelona u shpërfytyrua dhe lëshoi terren duke pësuar edhe tre gola të tjerë me autor një të vetëm, Karim Benzema.
Sulmuesi francez shfrytëzoi momentin “jo” të vendasve duke shkatërruar Barcelonën me një nga humbjet më të hidhura të viteve të fundit.
