Premier League, Man. United dhe Newcastle, fitore me aromë Champions-i (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2023, 23:13

Nuk zhgënjejnë Manchester United dhe Newcastle në ndeshjet e mbrëmjes së sotme, të vlefshme për rrugëtimin e dy skuadrave në kampionat.
Të dyja skuadrat me pikë të barabarta në vendet 3 dhe 4 duhej të fitonin për të mbajtur larg Tottenham dhe e bënë një gjë të tillë. United kaloi Brighton 1-0 me golin e Marcus Rashford, i cili që pas rikthimit nga Kupa e Botës ka shënuar 11 herë, më shumë se kushdo në Premier dhe vetëm një gol pas Osimhen në Europë.
Sukses të rëndësishëm regjistroi edhe Newcastle që po mbron pozitat në klasifikim me 53 pikë, po aq sa Manchester United, 3 më shumë se Tottenham dhe një ndeshje më pak se “gjelat”. Skuadra bardhezi kaloi 5-1 në transfertë West Ham.
