Laçi dhe Mezani ndajnë rrugët, kurbinasit largojnë vlonjatin
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2023, 21:37
Nuk zgjat më shumë se tre muaje gjysmë aventura e Gentian Mezanit në stolin e skuadrës së Laçit. Klubi kurbinas njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me teknikun që u rikthye ne stolin bardhezi pas largimit të Vukicevic i cili bëri një start të dobët.
Komunikata e Klubit të Futbollit Laçi:
“KF Laçi ka vendosur të shkarkojë trajnerin Gentian Mezani për shkak të rezultateve të arritura.
Në 15 ndeshje në kampionat skuadra u mund 8 herë dhe mori një barazim, ndërsa u eliminua edhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Klubi është i angazhuar që ekipi të rikthehet menjëherë te rezultatet pozitive”.
