Sherr me thika mes të rinjve në Shkodër, 3 të plagosur. Policia në ndjekje të autorit
Një ngjarje e rëndë u shënua në Shkodër, mesditën e së premtes. 3 adoleshentë mbetën të plagosur me thikë ndërsa autori 18 vjeç arriti që të arratiset nga vendi i ngjajes. Në më pak se 24 orë ka shkuar në 5 numri i të rinjëve që janë plagosur nga bashkëmoshatarët e tyre.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e së premtes në Shkodër.
3 adoleshentë mbetën të plagosur me thikë, pas një sherri banal.
Policia njoftoj se një 18 vjeçar me iniciale A.H ka therur me thika 3 persona të tjerë të gjithë nën moshën 18 vjeç.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Qemal Stafa”, ndërsa autori i ngjarjes së rendë, ka mundur që të arratiset.
Policia tha se është vënë në ndjekte të autorit që tanimë është identifikuar, por nuk është mundur që të kapet.
Duke qenë se plagosja e tre të rinjëve ndodhi pranë poliklinikës së qytetit, ndërhyja e mjekëve mësohet se ka qenë e menjëhershme.
Plagosja e adoleshentëve ndodhi pak orë, pasi një ngjarje tjetër e rëndë u shënua në Durrës, ku mbetën të plagosur me thikë 2 të rinj 18 dhe 19 vjeç.
Xhejson Metushi nga Lushnja dhe Bekim GRIPSHIN nga Durrësi, u takuan të enjten për tu sqaruar për disa postime në tik tok, por gjithçka duket se shkoj keq, dhe të rintë përdorën thikat ndaj njëri-tjetrit.
Ata përfunduan në spital ku ende po marrin sherbim shëndetësor.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 12:30, në lagjen “Qemal Stafa”, në rrethana ende të paqarta, shtetasi A. H., rreth 18 vjeç ka dëmtuar me mjet prerës 3 bashkëmoshatarë të tij të cilët po marrin asistencën mjekësore në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë të ndjekje të autorit dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë, me qëllim kapjen e tij.
Gjithashtu, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.