Ceferin dhe Duka rinovojnë mandatet. Slloveni në krye të UEFA-s deri në vitin 2027
Alexander Ceferin rizgjidhet për një mandat të tretë në krye të UEFA-s. Presidenti aktual i institrucionit më të lartë të futbollit europian ka marrë besimin e pjesës më të madhe të 55 federatave anëtare të UEFA-s, duke vijuar projektin e nisur 8 vite më parë pas largimit të Michel Platini.
Ceferin ishte kandidati i vetëm në garë për të rinovuar mandatin, ndërsa në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s është rizgjedhur edhe presidenti i FSHF, Armand Duka. Gjatë votimit, ai ka marrë 45 vota për ë vazhduar punën në institucionin drejtues të organizatës me qëndër në Nyon të Zvicrës.
Përsa i përket sllovenit Ceferin që ka drejtuar në vitet 2011-2016 edhe federatën e vendit të tij, në fjalën përpara zgjedhjeve, ai vuri theksin në betejën që UEFA duhet të shtyjë me tej kundër projektit të Superligës së Europës.
Alexander Ceferin:
“Tentuan të krijojnë modele të reja në kontrast me ato europiane që bazohen në meritat sportive. Meritat sportive nuk kane çmim dhe nuk mund të blihen, ato mund të fitohen sezomn pas sezoni. Në Europë nuk ka vend për kartele që kërkojnë të bëjnë sikur shpëtojnë futbollin. Ne nuk jemi budallenj dhe futbolli do të jetë përherë sporti i njerëzve dhe nuk duhet të lemë që interesi i një karteli të dominojë mbi interesin e njerëzve. Nuk duhet të harrojmë asnjëherë se sa i bukur është futbolli”.
