Fotoja që po bën xhiron e rrjetit, ja si reagojnë Barrella dhe Chiesa në sherrin masiv të derbit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2023, 11:38
Në një moment që të dyja skuadrat ishin përfshirë në një sgherr masiv në mesin e fushës, gjesti i Barrella-s dhe Chiesa-s nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediat italiane.
Ndërsa Lukaku, Cuadrado, Danilo, Handaniovic dhe shumë lojtarë të tjerë po përplaseshin mes tyre në fund të ndeshjes Juventus-Inter, dy lojtarët e Kombëtares Italiane të qetë nuk morën pjesë në sherr madje me dorën në krahët e njëri-tjetrit, dhanë shembullin e kundërt dhe të duhurin në një situatë të tillë.
Fotoja e tyre tashmë është bërë virale në Itali ku mediat vazhdojnë të ziejnë pas përleshjes masive.
