Festa e Lukakut që ndezi gjakrat në fund të derbit, shikoni videon e sherrit në fund të ndeshjes (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2023, 10:30

Goli i shënuar nga Romelu Lukaku në fund të takimit Juventus-Inter që u pasua me festimin e veçantë të sulmuesit zikaltër, shkaktoi një përplasje të ashpër mes lojtarëve të dy skuadrave.
Karton i kuq për belgun dhe fillimisht i verdhë për kolumbianin Cuadrado ndërsa mes lojtarëve hyri edhe braziliani Danilo që kërkoi më shumë respekt nga Big Rom.
Kapiteni Samir Handanovic përpiqet t’i sqrojë arbitrit Massa se ajo mënyrë festimi i Lukakut nuk ishte provokim ndaj tifozerisë bardhezi dhe në këtë moment, Cuadrado tenton ta godase numrin 1.
Grushti i sulmuesit del huq por në fushë ndërhyjnë të gjithë për t’i ndarë ndërsa slloveni u përjashtua me të kuq.
Shikoni momentin;
