Korça zbardhet nga dëbora, ulen temperaturat, autoritetet kriposin rrugët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2023, 09:31
Në qarkun Korçë gjatë natës ka patur reshje shiu dhe dëbore me intensitet të ulët.
Temperaturat janë regjistruar në vlerat -1 gradë deri +2 gradë.
Në rrugën e Dardhës u krye kripësja pjesore në pjesën e rrugës km 8 - km 13 në mënyrë që të mos rrëshqasin makinat.
Në akset rrugore nacionale dhe turistike, nuk ka patur probleme dimërore në rrugë.
