Përgjaken rrugët nga aksidentet në fundjavë, 4 persona humbin jetën në pak orë

Katër persona humbën jetën dhe tre të tjerë u plagosën në aksidentet e ndodhura në Tiranë, Durrës, Librazhd dhe Fier gjatë fundjavës. Mes viktimave është edhe një këmbësor që u godit për vdekje nga një automjet teksa tentoi të kalojë rrugën në zonën e Astirit në Tiranë.

Arjan dhe Majlinda  Yze burrë dhe grua humbën jetën mëngjesin e së hënës në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd.

Makina e cila drejtohej nga 55 vjeçari, ra në rrethana ende të paqarta në këtë përrua duke shkaktuar vdekjen e të dy bashkëshortëve.

Makina është gjetur në përrua këtë të hënë rreth orës 7:45, ndërsa ende nuk dihet ora e aksidentit pasi ka dyshime që ajo mund të jetë aksidentuar edhe gjatë natës së kaluar.

Arjan dhe Majlinda Yze ishin nga Devolli i Korçës, ndërsa po udhëtonin me këtë makinë tip “Vosvagen”.

Shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit arritën në vendin e ngjarjes rreth orës 8:30 minuta, ndërsa makina u nxor me vinç nga përroi.

4 është numri i viktimave që u regjistruan në vendin tonë gjatë 48 orëve të fundjavës dhe mëngjesit të së hënës.

Në Tiranë pasditen e së dielës  dy këmbësorë kanë qenë duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën tek Astiri, kur njëri prej tyre u godit nga një automjet dhe humbi jetën menjëherë.

Policia njoftoi të hënën se ka arrestuar drejtuesin e mjetit që e shkaktoj aksidentin.

Ndërkohë, Viktima tjetër u regjistrua në Durrës, rreth orës 21:15 të së dielës, në aksin Sukth-Manzë. Policia tha se një automjet ende i paidentifikuar është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin M. R.

Si pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi M. N, që ndodhej në motomjet, ndërsa drejtuesi u dërgua në spital I plagosur ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes ndërkohë që policia po vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij.