Rumunët me drogë në kufi, arrestohet dy rumunë në Kapshticë, 118 kilogram hashash në rulot
Dy shtetas nga Rumania janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Kapshticë në tentativë për të trafikuar një sasi droge drejt Greqisë. Rumunët u kapën në kufi dhe në rulotën e tyre iu gjetën 118 kilogram hashash. Arrestimi i tyre e çon në 6 numrin e rumunëve të arrestuar në Shqipëri për trafik droge, pasi pak javë më parë u arrestuan 4 të rinj me 260 kilogram hashash në dy rulota.
Në këtë rulot i cili po përpiqej të kalonte në Greqi nga Kapshtica u kapën 118 kilogram hashash mbrëmjen e së dielës.
Ruloja ishte pronë e dy shtetasve rumunë 54 dhe 36 vjeçare të cilët u arrestuan.
Makina kaloi në një kontroll të imtësishëm me qen antidrogë të policisë, ndërsa në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan 79 pako me drogë, me peshë totale 118 kilogramë.
G. C., 54 vjeç, banues në Ghimpajti të Rumanisë ishte shoferi i rulotës, ndërsa dhe 36 vjeçe, banuese në Bukuresht ishte pasagjere.
Pak javë më parë në Vlorë u arrestuan 4 të rinj rumunë, të cilët po transportonin 260 kilogramë drogë në 2 rulo.
Edhe të rinjtë rumunë kishin pothuajse të njëjtin itinerar pasi synimi edhe i tyre ishte futja e drogës në Greqi.
Ende nuk dihet nëse ngjarjet janë të lidhura me njëra-tjetrën, dhe nëse kemi të bëjmë me një grup të strukturuar, apo të rinjtë dhe 2 personat që u arrestuan të dielën vepronin ndaraz.
Policia e Vlorës kishte bërë me dije se janë shpallur në kërkim 5 person por pa dhënë detaje mbi identitetin e tyre.

