Përplasen makinat në by-passin e Fierit, dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur në by-passin e Fierit.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën duke lënë edhe të lënduar.

Në aksident janë përfshirë një automjet tip “Mercedes Benz” dhe një “Reno”.

Dy persona janë transportuar në spital pas goditjes së fortë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit.