Fushë-Mamurrasi me ndotje alarmante, Sazan Guri: Institucionet heshtin përballë kësaj masakre ambientalale
Pamje të tilla të shoqërojnë shpesh herë përgjatë udhëtimit në autostraden Milot-Thumanë.
E gjithë zona e Fushë Mamurrasit përfshirë dhe rrugën kombëtare mbulohen nga shtëllunga tymi, duke vështirësuar dhe lëvizjen e automjeteve.
Djegia e mbetjeve të ndryshme përfshire dhe goma poshtë urës mbi Lumin Drojë është shkaktari i kësaj situate që po krijon ndotje mjaft të madhe.
Denoncimi është bërë nga ambjentalisti Sazan Guri, sipas të cilet problematika të ngjashme janë prezente në të gjithë shqipërinë dhe institucionet mjedisore vijojnë të heshtin.
"Djegie gomash, hedhje në erë, mina jeta e shqiptarit përballet ën çdo orë me karbon që i blloko trurin dhe zemrën. Prandaj dhe ka një sjellje agresive të njerëzve gjatë ditës apo jete. Kjo është një situatë alarmane, është shumë e rëndë," tha ai.
Lumi Drojë poshtë urës në Fushë-Mamurras është kthyer në vendepozitim ilegal mbetjesh që më pas ju vihet flaka.Kjo situatë tregon dhenjëherë dështimin e institucioneve përgjegjesë për menaxhimin mbeturinave të cilët janë kthyer në shqetësim serioz për banoret në këto zona.