Kryejnë grabitje në Bathore dhe nisen drejt Durrësit, autorët dyshohet se po udhëtojnë me "Smart"
Nga OraNews Përditësimi i fundit 1 Prill 2023, 21:34
Një grabitje raportohet se ka ndodhur në Bathore.
Raportohet se kanë qenë 2 persona që kanë bërë grabitjen në Bathore dhe më pas dyshohet se janë nisur drejt qytetit bregdetar.
Policia ka ngritut postblloqe në zonën hyrëse të Durresit në pritje të ardhjes se tyre.
Policia, sipas informacionit, ka dyshime se grabitësit po udhëtojnë me një "Smart".

